Pochettino nuk ia ka besën Barcelonës, pavarësisht fitores 4-1: E paimagjinueshmja ndonjëherë ndodh

Mauricio Pochettino ka nisur tashmë punën në aspektin psikologjik me futbollistët e Paris  Saint Germain duke iu thënë të mos i kenë besën Barcelonës në ndeshjen e 10 marsit në Ligën e Kampioneve edhe pse skuadra e tij e fitoi ndeshjen e parë në Camp Nou 4-1

‘Në futboll gjithcka është e mundur, mund të ndodhë më e pabesueshmja si në aspektin pozitiv ashtu edhe atë negative-paralajmëron trajneri argjentinas në një intervistë për AFP-ndonjëherë ndodh e pamendueshmja dhe për këtë arsye preferoj që të mendoj se duhet të fitojmë edhe njëherë për të evituar surpriza të hidhura’

Megjithatë kjo nuk e pengon Pochettinon që të shfaqet optimist.

‘Por ne jemi pozitivë-shtoi trajneri i PSG-dhe i përgatisim të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë, gjithnjë me mentalitetin për të krijuar situata pozitive. Duhet të përgatitemi për të gjitha vështirësitë, të jemi të fortë, mentalisht të fortë, jo vetëm për ndeshjen e kthimit, por për të gjitha ndeshjet’.

Sfidanti.al