Perez i Realit s’mbahet : Ne jemi një klub që ëndrrat i bën realitet

Reali i Madridit, me në krye presidentin e tij, Florentino Perez, konsiderohet si një klub që mund t’i lejojë vetes të blejë lojtarët më të shtrenjtë të botës. Investimet e këtij klubi gjigant, si rregull, në përgjithësi, shpëblehen. Presidenti Perez thotë se klubi i tij i bën realitet ëndrrat.

“Klubi ynë, mbas fitores kundër Juventusit në finalen e vjetshme të Champions-it, bëri histori. Asnjë klub tjetër nuk e ka fituar këtë konkurrim elitar evropian dy herë radhazi. Vitin e fundit, Zinedin Zidane, me plot meritë, u zgjodh si trajneri më i mirë, ndërkohë që Kristiano Ronaldo fitoi ‘Topin e artë’. Pesë nga futbollistët tanë ishin pjesë të ekipit ideal të FIFA-s. Klubi ynë është si një fabrikë që ëndrrat i bën realitet”, i deklaroi dje presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, medias spanjolle.

Sfidanti.al