Lionel Mesi duket i vendosur qe te kete minutazhin e tij ne ndeshjen miqesore qe Argjentina do te luaje ndaj Spanjes. Ylli i skuadres bardhekalter qe nuk luajti ndaj Italise, diten e shtune punoi ne palestren e hotelit ku eshte akomoduar perfaqesuesja e Argjentines ne Madrid. Ai u shfaq me pjesen tjeter te skuadres ne paraditen e se dieles pikerisht ne qendren stervitore te Realit te Madridit.
Sipas medias spanjolle, sulmuesi dhe trajneri Sampaoli vetem kete te hene do te diskutojne me stafin mjekesor por askush prej tyre nuk deshiron qe te rrezikoje. Nderkaq prania e Messit ne qendren stervitore ku zbret zakonisht rivali i tij Kristiano Ronaldo ka ngjallur shume interes te tifozet dhe ne media qe u dynden drejt kesaj qendre stervitore per ta ndjekur ne mase stervitjen e Argjentines per minutazhin e lejuar per publikun.
Sfidanti.al