Penalltia kundër Romës, arbitri pranon gabimin, Borusia ironizon

Cështja mbyllet, arbitri Kollum që akordoi penalltinë në favor të Mënshengladbahut në sfidën me Romën në Europa League e mbyllur 1-1, pranoi gabimin e tij. Kollum e dha këtë 11 metërsh për një prekje inekzistente të topit me dorë të Smolling duke shkaktuar një zemërim të madh te verdhekuqtë, me këta të fundit që më p[as e mbyllën këtë histori pas rrëfimit të arbitrit duke e falenderuar për sinqeritetin e tij.

‘Drejtuesit e Romës pas ndeshjes folën me arbitrat e saj të cilët pranuan gabimin e tyre në akordimin e penalltisë për Mënshengladbahun. Ne i respektojmë dhe i falenderojmë për ndershmërinë e shfaqur. tani të mendojmë për ndeshjen tjetër-theksuan verdhekuqtë në një postim të tyre në Tëitter

Ndërkohë, vete Borusia Mënshengladbah që përfitoi nga kjo penallti inezkistente vendosi të tallet dhe të bëjë ironi dicka që e karakterizon këtë klub. Po në Tëitter, klubi gjerman postoi imazhin e një personazhi të serialit Bojak Horseman me një dorë të madhe në vend të fytyres dhe e gjithë kjo e shoqëruar me mesazhin: ‘Mos është shumë shpejt?’.

sfidanti.al