Pas eliminimit edhe Bekam del ne mbeshtetje te Anglise

Si rrallehere media britanike nuk e kritikoi skuadren perfaqesuese pas eliminimit nga Kroacia ne gjysmefinale te Boterorit te Rusise. Tabloide e te perditshme ne artikujt e tyre kane shprehur ne unison krenarine e tyre per kete skuader qe u kthye te jete mes 4 me te mirave pas 4 vitesh.

Por jo vetem media edhe personalitete te sportit e jo vetem kane dhene perkrahjen per kete skuader te re qe duket se ne te ardhmen do te shkoje akoma me larg. Devid Bekam ishte nder ata qe u ndjene krenare per Tre Luanet.

‘Tani e di sesi ndihesh kur e ndjek skuadren tende si tifoz dhe jo si lojtar-tha Bekam-keta djem na bene te ndiheshim shume krenare dhe me shume iluzion per te ardhmen. Arritja ne gjysmefinale ishte dicka e pabesueshme.’.

Bekam nuk i kurseu levdatat per te gjithe lojtaret e rinj qe Anglia kishte ne skuader, lojtare qe kane fituar shume ne kategorite e ekipeve zinxhire duke theksuar se e ardhmja e perfaqesueses angleze ishte e sigurt.

Sfidanti.al