Nisma e UEFA; do ndihmojë lojtarët të administrojnë mirë paratë

UEFA në bashkëpunim me Bankën Santander kanë ndërmarrë një nismë të re dhe kanë krijuar programin UEFA Financial Management Training që është një kurs për të ndihmuar futbollistët për të administruar më mirë ekonominë e tyre

Kjo nismë ka për qëllim që të mos regjistrohen më raste lojtarësh që për një arsye apo tjetrën përfshihen në një situatë ekonomike delikate pavarësisht fitimeve të majme që kanë pasur gjatë karrierës së tyre sportive. Në këtë kurs do të mbulohen principet bazë të financave sic është administrimi i parave, kredive, investimeve dhe kursimeve. Në të njëjtën kohë ai lehtëson edhe ndërmarrjen e iniciativës në biznes

Ata që janë ngarkuar të kryejnë instruksionet në këtë kurs janë ish portieri anglez Devid Xhejms që aktualisht i është dedikuar botës së muzikës si DJ si dhe ish futbollisti i Valencias, Gaizka Mendieta, edhe ky ka hyrë në botën e muzikës pasi la futbollin duke bërë rolin e DJ ashtu sikurse edhe ish kolegu i tij Devid Xhejms.Përvec kësaj, Mendieta është investitor restorantesh në Londër dhe ka fatin që ka ndihmën e prindërve të tij; babai i tij ka qenë futbollist, ndërsa nëna e tij sipërmarrëse.

sfidanti.al