Nga burgu, te kombëtarja portugeze; kjo është historia e Ruben Semedos

Nga burgu, te përfaqësuesja portugeze; kjo është historie e Ruben Semedos, mbrojtësit 25 vjecar që luan në radhët e Olimpiakosit, por që vitin e kaluar hyri në telashe të mëdha. Semedo u arrestua për rrëmbum personi, kërcënim dhe grabitje me armë zjarri dhe në atë kohë sihte pjesë e Vijarrealit, ndërkohë ishte nën hetimin e Guardia Civil që në 2017 për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit

Por duket se Ruben Semedo I ka lënë pas këto probleme dhe trajneri Fernando Santos I dha mundësinë të veshë fanelën e përfaqësueses portugeze.

‘Një person edhe pse gabon, ka të drejtën për t’iu kthyer jetës normale-tha trajneri I skuadrës kampione të Evropës-ai tregoi se di të reagojë, e kemi ndjekur. Është grumbulluar për atë që ai mund t’I japë skuadrës, por edhe sepse në aspektin social është dicka shumë e rëndësishme’.

Me fjalë të tjera, Ruben Semedo ka rilindur me futbollistin që në muajin prill foli për ditët që ai kaloi në burg në një intervistë për ‘A Bola’.

‘Qava shumë herë, por kurrë përpara të tjerëve-rrëfen Ruben Semedo-ndonjëherë rrija shtrirë në krevat pa mundur të flija, mendoja vetëm të fëmijët e mi, familjen time që vuante. Është një eksperiencë që të bën të mendosh se si do ta kalosh kohën, me familjen tënde apo me persona që nuk kanë interes për ty’.

Tani mbrojtësi fitoi një mundësi tjetër për të qëndruar larg telasheve dhe të japë kontributin e tij në suksesin e skuadrës përfaqësuese luzitane.

Sfidanti.al