Nasri në telashe hetohet për doping, rrezikon 4 vjet pezullim

Mesfushori i Mançester Sitit, Samir Nasri, nuk po gjen qetësi, pasi ndaj tij është hapur një hetim për përdorim të dopingut. Është agjencia e antidopingut (WADA) ajo e cila po kryen hetimet, ndërkohë që sipas The Sun, se nëse francezi shpallet fajtor rrezikon të pezullohet për 4 vjet nga futbolli i luajtur.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, Samir Nasri ka qenë pjesë e një skandali, duke akuzuar një infermiere e cila sipas tij ka ofruar edhe shërbime seksi. Menjëherë pas kësaj ishte spitali “Drip Doctor”, i cili ka shkruar se llogaria e lojtarit është hakuar. Mesfushori, aktualisht është huazuar te skuadra e Seviljes.