Napoli, Koulibaly me zemër të artë; u dhuron xhaketa disa bashkëkombasve të tij në rrugë

Kalidou Koulibaly është kampion në solidaritet. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja ‘Il Mattino’, mbrojtësi i Napolit është pikasur pranë disa semaforëve në Agnano teksa u dhuronte disa bashkëkombasve të tij xhaketa për t’u mbrojtur nga te ftohtët. Është ky një gjest shumë domëthënës për qendërmbrojtësin senegalez, që u krye larg telekamerave por që u pikas nga një tifoz i vëmendshëm napoletan duke i bërë një jehonë në rrjetet sociale

‘Ishte ora 13:30 dhe gjendesha te semaforët e Agnanos-shkruante Paolo Leccia në rrjetet sociale-nga larg dallova siluetën e tij; ishte mbrojtësi ynë i fortë. Iu afrova e përshëndeta dhe ai më përshëndeti duke më buzëqeshur, por  ishte shumë i fokusuar te dicka tjetër. U bëra kurioz dhe ndalova e vura re që po dhuronte xhaketat e Napolit bashkëkombasve të tij për t’u mbrojtur nga i ftohti. Qëndrova dhe pak për ta parë ende dhe tani nuk bëj gjë tjetër vecse e komplimentoj për atë që bën. Shumë herë e gjykojmë vetëm për atë që lojtarët bëjnë në fushën e lojës, por për mua këto kanë paraqitjet më të mira që mund të bëhen. Të lumtë KK, si napoletan dhe tifoz i Napolit jam krenar për ty!’.

Sfidanti.al