Messi merr cmimin më special: Topin Edukativ

Lionel Messi, fitues i 5 Topave të Artë, mori në duart e tij një trofe shumë më special; Topin Edukativ të Scholas Occurrentes që është një top i krijuar me dorë nga fëmijët Shikomios në Mozambik dhe që përfaqëson futbollin më të pastër. Messi ishte i shoqëruar edhe nga zv/presidenti i Barcelonës, Xhordi Kardoner.

Dy muaj më parë ky top ishte bekuar edhe nga Papa Francesku në San Marta, qytet në Vatikan ku ai kujtoi se kur ishte fëmijë luante me një top lecke

Kupa e Amerikës Edukative u mbyll me votimin e fëmijve dhe të rinjve nga shkollat e rrjetit boptëror të Scholar që përfshin mbi 500 mijë institucione dhe rrjete arsimore në 191 vende. Votimet ishin të hapura që nga 1 korriku nëpërmjet profileve zyrtare të Scholas në Insagram e Facebook dhe postës elektronike si dhe nëpërmjet procesit të votimit në selitë e Scholas e klubet e Programit FutVal. Në përfundim të procesit, Messi fitoi 34.28% të votave i ndjekur nga Edison Flores me 15.56% dhe Pedro Galeze me 11.28% të votave me këtë të fundit që la në vendin e katërt kapitenin e Brazilit, Dani Alvesh.

sfidanti.al