Mario Baloteli u nis për në Brazil, por… u bitis te Bresha

Mario Baloteli, në në fund, i sqaroi dilemat rreth së ardhmes së tij, duke pranuar ofertën e Breshës për një kontrataë dyvjeçare me këtë klub që tani do të luajë në Serinë A. Mbas dështimit të transferimit në Brazil te Flamengo, sulmuesi i lartpërmendur italian u ul në tryezë me krerët e Breshës, duke dakorduar të gjithë kushtet e bashkëpunimit.

Media italiane shkruan se Baloteli do të marrë 1,5 milionë euro të garantuara për sezon plus bonuset në varësi të performancave dhe rezultateteve të ekipit. Sidoqoftë, “Super Marios” do t’i duhet të presë një muaj që të debutojë me klubin e ri, për shkak të dënimit që ai ka marrë në ndeshjen e fundit me bluzën e Olimpikut të Marsejës. Ai është dënuar që të mos luajë katër ndeshje, sepse goditi lojtarin kundërshtar dhe ky pezullim do ta ndjekë atë edhe në Serinë A, kështu që Baloteli nuk do të mund të luajë në katër raundet e parë të kampionatit italian.

Sfidanti.al