Maqedonia me një kërcim lart prej 80 vendësh në listën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë, me fitoren e thellë 4-0 që arriti ndaj Lihtenshtainit në ndeshjen e fundit kualikuese të Botërorit të Rusisë dhe barazimin 1-1, në Torino, me Italinë  në ndeshjen e parafundit, do të gjendet diku te vendi i 85-të në ranglistën më të re të FIFA-s, ndërkohë që, pak kohë më parë, ajo ndodhej në vendin e 165-të.

Përfaqësuesja e Maqedonisë, si asnjëherë më parë deri tani, nuk ka më golaverazh negativ, pasi ciklin e fundit kualifikues e mbylli me 15 gola të pësuar, por po edhe aq të shënuar, ndërkohë që ekipi “kuqeverdhë” grumbulloi 11 pikë që është rezultati i tretë në historinë e Maqedonisë. Në katër ndeshjet e fundit, ekipi përfaqësues maqedonas nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka fituar tetë pikë.

Sfidanti.al