Asllani pret Barcelonën

Fisnik Asllani akoma nuk është prezantuar nga Borusia Dortmund, ndaj ekziston mundësia që ky transferim të dështojë. Dhe pse u tha që do të paguhet klauzola e lirimit prej 30 milionë eurosh, rezulton se sulmuesi i Hofenheimit mbetet akoma emër që qarkullon në merkato.

“Sport.es” i kushton së fundmi artikullin ku e konsideron një opsion për sulmin e katalanasve. Vetë Asllani raportohet se ka vonuar negociatat me Dortmundin, pasi është i interesuar për Barcelonën.