Man.City, sfida më e rëndësishme luhet në CAS

Ndëshkimi i UEFA ishte i rëndë; përjashtim me 2 sezone nga kompeticionet evropiane dhe një gjobë prej 30 milionë Euro. Manchester City apeloi menjëherë vendimin dhe këtë të hënë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të nisë ekzaminimin për të vlerësuar arsyet e klubit anglez. Seancat dëgjimore pritet të zgjasin 3 ditë, por për shkak të emergjencës sanitare diskutimet mes palëve do të zhvillohen në distancë në videokonferencë, madje është ngritur hipoteza se koha për të dhënë vendimin është e destinuar të zgjatet deri në korrik

Nëse sanksioni I UEFA do të konfirmohet, e ardhmja e Manchester City do të kompromentohet. Disa futbollistë si De Bruyne I kanë shfaqur hapur dyshimet e tyre për të qëndruar te një klub që do të jetë jashtë kompeticioneve të UEFA për 2 vjet. Ndryshe është rasti I Guardiolës që ka deklaruar se dëshion të qëndrojë te Citizens, cilido qoftë vendimi I CAS, ku arriti të marrë zv/trajnerin që donte pas largimit të Artetës, Juanma Lillo. Por nëse nuk do të arrijë që këtë vit të fitojë trofeun aq të lakmuar të Ligës së Kampioneve, ai mund të marrë në konsideratë idenë për t’u transferuar në një klub tjetër me ambicie të mëdha në Evropë

Sfidanti.al