Rakitic këmbëngul: Do të mbyll kontratën me Barcelonën

Ivan Rakitic nuk ka ndërmend të lërë Barcelonën dhe është i vendosur të respektojë deri në fund kontratën me klubin katalanas që skadon në verën e vitit 2021. Dhe e gjithë kjo vjen në një moment kur zërat e merkatos flasin për një largim të tij nga kampionët e Spanjës. Në një intervistë për portalin Tportal, Rakitic e tha qartë se do të qëndrojë te blaugranat deri në mbyllje të kontratës

Mesfushori kroat zbuloi se 15 ditë më parë takoi drejtuesit e klubit duke I sqaruar se nuk kishin asgjë për të diskutuar sepse ai nuk do të largohej nga Barcelona.

‘Bashkëshortja dhe vajzat e mia ndihen mirë në qytet, nuk ka asnjë arsye që të mendoj për ndryshime-tha Rakitic-po stërvitem mirë dhe jam I sigurt se do të qëndroj te Barcelona. E vetmja gjë që kam në mendje është të fitoj edhe shumë trofe të tjerë me Barcelonën’.

Sfidanti.al