Llogaria e hapur e skuadrës amerikane të futbollit të femrave; arritja e pagës së njëjtë me meshkujt

Skuadra e SHBA në futboll ka më shumë suksese në kategorinë e femrave sesa në atë të meshkujve. Ekipi i femrave ka fituar në historinë e tij 4 medalje të arta Olimpike dhe 3 Botërorë, ndërkohë që ai meshkujve nuk ka fituar asnjë trofe. E megjithatë fitimet financiare të skuadrës së meshkujve janë më të larta se ato të femrave

Në SHBA, përfitimet financiare të futbollistëve e futbollisteve vijnë nga burime të ndryshme. Federata paguan pagat e klubeve të lojtarëve e lojtareve të përfaqësueses. për më tepër akordon edhe shpërblime për lojën dhe fitoret me kombëtaren, ndërkohë që sigurohen të ardhura edhe nga marketingu dhe kontratat e publicitetit.

Sipas asaj që publikon portali goal.com, paga minimale vjetore e meshkujve është 56250 Dollarë(50 mijë Euro), ndërsa paga maksimale e femrave është 46200 Dollarë(41250 Euro). Paga maksimale e meshkujve është 70250 Dollarë(62 710 Euro), ndërsa paga minimale e femrave është 16538 Dollarë(14760 Euro).

Futbollistja amerikane që fiton më shumë aktualisht është Aleks Morgan me rreth 1 milionë Dollarë(893 mijë Euro). Një prej lojtareve më të mira në botë është shumë larg yjeve të futbollit botëror për meshkiuj përsa u përket fitimeve financiare Ronaldo e Messi që së bashku fitojnë rreth 100 milionë Dollarë(rreth 90 milionë Euro).

Hendeku i pagave mes femrave dhe meshkujve vazhdon të jetë shumë i madh përsa i përket futbollit. P.sh, sipas Goal.com, Karli Lloid fituese e Topit të Artë në 2015 kur SHBA u shpall kampione bote, fitoi 366 mijë Dollarë, ndërkohë që sulmuesi i Mancester Junajtid, Aleksis Sancez përfiton 350mijë Paund(392 mijë Euro) në vetëm 1 javë

Pas Botërorit të Kanadasë në 2015, futbollistet e përfaqësueses amerikane të futbollit nisën të bëjnë kërkesat e tyre për përmirësimin e pagave të tyre. Në 2016, paga e tyre shënoi një rritje, pasi 5 nga këto lojtare; Aleks Morgan, Karli Lloid, Megan Rapino, beki Sauerbrën dhe Hope Solo bënë një kërkesë federale, megjithatë paga e tyre është ende larg asaj të kolegëve meshkuj duke qenë se ato marrin 40% më pak

Në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, futbollistet e SHBA bënë një tjetër padi kundër Federatës Amerikane të Futbollit duke e akuzuar për diskriminim gjinor duke kërkuar më pas barazimin e pagave me ato të futbollistëve meshkuj.

sfidanti.al