Reali dhe Juventusi? Përse PSG-ja të mos e provojë për Pogbanë?!

Fati i tij duket sikur është shkruar në pëllëmbën e dorë, por nga ata që e besojnë këtë parashikim. Pol Pogba, vërtet që me shumë gjasa do të largohet nga Mançester Junajtidi, veçse nuk është e thënë me patjetër që të shkojë në Madrid apo Torinol. Kampionin e botës e thërrasin “sirena” edhe nga atdheu i tij Franca, dhe mediat njoftojnë për një provë që paska bërë Paris SG.

Klubi kryeqytetas paska ofruar Julian Drakslerin dhe Angel Di Marinë si shkëmbim për kartonin e Pogbasë, e ndoshta mund të jetë gati të shtojë edhe një shifër financiare. PSG beson se Junajtidi do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga mesfushori, të cilit që i përfundon kontrata vitin e ardhshëm, por mediat britanike tallen me provën për ta shkëmbyer edhe me Di Marinë. Argjentinasin e solli në “Old Traford” Luis Van Gali, por ai nuk shkëlqeu, ndërsa e kundërta ndodhi në Paris. Në fund të fundit, klubi i presidentit Al Helaifi do të ketë konkurrencë të fortë nga Reali, por edhe nga Juventusi.

Sfidanti.al