Atletikë, Maratona e Londrës, ndoshta do mbahet vetëm nga sportistët elitarë

Maratona e Londrës e këtij viti duhej të zhvillohej në 26 prill, por është shtyrë për në 4 tetor për shkak të pandemisë coronavirus. Por ky edicion mund të kufizohet vetëm për atletët elitarë, gjë që u theksua nga organizatori i garës  Hugh Basher që më pas shtoi se ky opsion është vetëm 1 nga 10 skenarët që po studiohen.

Ende nuk ka asnjë siguri për zhvillimin e Maratonës së Londrës sepse nuk është e mundur të parashikohet se kur do të hiqen masat kufizuese të qeverisë britanike që ndalon grumbullimet në masë. Maratona, ku vitin e kaluar morën pjesë 43 mijë vrapues tani mund të ndjekë shembullin e Maratonës së Tokios të muajit të kaluar ku garuan vetëm atletët elitarë.

‘Duhet të ekzaminojmë të gjithë problemin duke qenë se janë parashikuar të jenë të pranishëm 750 mijë spektatorë, stafet mjekësore dhe organizata bamirësie.Po ekzaminojmë dhjetëra zgjidhje që ndryshojnë  vazhdimisht-tha Brasher.

Sfidanti.al