Libertadores, dhuna e tifozëve, Macri: Ligj, për ta ndalur përfundimisht

Dhuna e shfaqur në 24 nëntor në prag të ndeshjes mes River Platet dhe Boca Jr për finalen e Kupës Libertadores vë në lëvizje qeverinë argjentinase. Presidenti i vendit Maurisio Makri në një konferencë për shtyp që kishte si temë mbledhjen e liderëve të vendeve të G20, foli edhe për ngjarjen e shëmtuar të Kupës Libertadores duke bërë të ditur se shumë shpejt në Kongres do të nisin diskutimet për nje ligj që t’i frenojë përfundimisht dhunën në futbollin argjentinas.

‘Pas ngjarjes së shëmtuar të 10 ditëve më parë do të përgatisim një ligj të ri që t’i japë fund njëherë e mirë dhunës në futboll-tha presidenti argjentinas i cili më pas bëri edhe një apel për një refleksion të thellë rreth këtij skandali.

Ndeshja e dytë e finales mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors do të luhet në 9 dhjetor në ‘Santiago Bernabeu’. Sfida e parë mes tyre në La Bombonera përfundoi 2-2, një rezultat ky që nuk ka asnjë rëndësi pasi golat e shënuar në fushë kundërshtare nuk merren aspak parasysh. kjo do të thotë se nëse kjo përballje do të mbyllet në barazim, skuadrat do t’i drejtohen kohës shtesë e nëse do të jetë e nevojshme edhe serisë së gjuajtjeve të penalltive

sfidanti.al