Leipzig-Atletico, ‘Bild’ zbulon zënkë mes Simeones dhe Nagelsmann

Leipzig bëri surprizën teksa eliminoi Atletico Madrid në cerekfinale të Lihës së Kampioneve, por duket se gjatë kësaj ndeshjeje ka pasur një episod jo shumë të këndshëm mes dy trajnerëve Julian Nagelsman dhe Diego Pablo Simeones. E përditshmja gjermane ‘Bild’ është ajo që ngriti pikëpyetjet nëse ka pasur një përplasje mes tyre në pushimin e sfidës. Deklaratat misterioze të trajnerit gjerman ishin ati që bënë të ngrihen këto pikëpytje.

‘Bild’ i bën jehonë këtyre deklaratave të Nagelsman për Sky Sport pas përfundimit të ndeshjes. Gjermani u pyet në lidhje me duelin taktik dhe intensiv me rivalin e tij argjentinas të Atletico Madrid, dhe trajneri I Leipzig iu përgjigj: ‘Përvec pushimit të ndeshjes, gjithcka shkoi mirë. Aty ai tregoui se është një fitues dhe se dëshiron që të fitojë gjithmonë’ duke aluduar për Simeonen.

Gazetarja  Britta Hofmann këmbënguli duke e pyetur Nagelsman se cfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes, por tekniku i Leipzig nuk deshi të jepte shpjegime të mëtejshme. ‘Nuk do të tregoj detaje-tha ai-por ka kamera’. Gazetarhja vijoi më tej duke e oyetur nëse Simeone u tregua antisportiv dhe përgjigjja e Nagelsman  e kapur nga Bild ishte e tillë: ‘Unë nuk do ta kisha bërë atë veprim’.

Ndërsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Nagelsman, pavarësisht asaj që mund të ketë ndodhur në pushimin e ndeshjes foli për kolegun e tij argjentinas te Atletico Madrid

‘Më uroi, më tha se zhvilluam një ndeshje të madhe-tha Nagelsman-në pushimin e ndeshjes I thashë që ishte fantastike për mua që njoha një trajner me karakterin e tij. E përgëzova për karakterin dhe personalitetin e tij’.

Sfidanti.al