Unë apo ti? Kush më gjatë tek Reali, i thotë Bejli, Zidanit!

Njihen mirë luftërat civile brenda skuadrave, që shpesh herë fitohen nga futbollistët. Një “prekje nga fati” duket se e ka kthyer në favor të Garet Bejlit situatën tek Reali, pasi dëmtimet, zhgënjimet dhe humbjet bindën klubin se ai është i pazëvendësueshëm, të paktën për momentin. Uellsiani nuk shkon aspak mirë me trajnerin Zidan, madje agjenti i lojtarit akuzoi francezin se nuk e sheh dot me sy Bejlin, dhe se nuk e ka respektuar kurrë.

Mediat britanike dhe spanjolle shkruajnë se Bejl ka deklaruar në rreth të ngushtë miqësor, se ai do të qendrojë tek Reali më gjatë sesa Zidani.  “Unë do ta ngjall përsëri karrierën time tek Reali, – mësohet se ka thënë ai, – ndërsa Zidani nuk e ka të gjatë”. Sipas një sondazhi në gazetën “AS” të Madridit, shumica e tifozëve besojnë se trajneri do të shkarkohet deri në Krishtlindje.

Mediat shkruajnë se klubi nuk lejoi kalimin e tij në Kinë me rrogë më shumë se 1 milionë euro në javë, pasi drejtuesit mendojnë se skuadra nuk e ka cilësinë e duhur për t’ia dalë pa uellsianin.

Mësohet se presidenti ka vendosur kundër dëshirës së Zidanit edhe për Hames Rodrigezin, me kolumbianin që duket se nuk do të shkojë tek Napoli, por do të qendrojë në “Santiago Bernabeu”.

Reali nuk dëshironnë asnjë mënyrë që të përsëritet sezoni i kaluar, tërësisht i dështuar, por besimi tek Zidani duket se është tronditur seriozisht.