Të gjithë tradhëtojnë bukur, por Ozil kapërcen edhe orbitën…

Mesut Ozil dëshiron të transferohet te Barcelona, s’paska qënë fjalë tymuese kur flitej.

Sipas asaj që raporton “Don Balon” ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, i ka kërkuar agjentit të tij që të kontaktojë me Barcelonën për të arritur një marrëveshje.

Ozil ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin londinez kur ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën aktuale dhe dëshiron një lëvizje në “Camp Nou”.

Barcelona po kërkon transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, por skuadra e Jurgen Kloppit ka refuzuar ta shesë deri më tani, megjithëse raportohet se klubet janë në bisedime të fshehta.

Ousmane Dembele është një tjetër opsion për të zëvendësuar Neymarin