S’merret vesh ku fle lepuri, Ramos: “Ne kemi besim te Zidane”

Reali i Madridit po zhvillon, me të vërtetë, një sezon katastrofik, kështu që nuk është habi që trajneri i klubit “mbretëror”, Zinedin Zidane, të largohet dhe të zëvendësohet. Rezultatet e këtij ekipi janë mjaft të dobta dhe, tani, mbas eliminimit nga Kupa e Mbretit të Spanjës, ndërkohë që ai, tanimë, ai ka dalë jashtë garës për titullin e La Ligës, Realit të Madridit i ka mbetur vetëm që të bëjë përpjekje që të mbrojë titullin e Ligës së Kampioneve.

“Ne nuk duam që të Zidane të largohet nga ekipi, pasi ai ka mbështetjen tonë të plotë. Në fakt, rezultatet jane katastrofikë dhe dështimi është i madh, por ne duhet të qëndrojmë së bashku”, vuri në dukje kapiteni i Realit, Serhio Ramos.

Sfidanti.al