Rakitiç: Nuk dua të largohem nga “Kamp Nou”

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitiç, nuk ka ndërmend që të largohet gjatë kësaj vere nga “Kamp Nou”, megjithëse emri i tij përmendet shpesh nga media se bën pjesë në listën e lojtarëve që klubi katalonjas do të shesë gjatë verës. Ai thotë se ka dëshirë që të vazhdojë ta mbajë ende veshur bluzën e Barcelonës.

“Ideja ime ështëqë unë të vazhdoj të qëndroj në ‘Kamp Nou’ dhe të fitojtrofe të tjera me Barcelonën. Unë nuk lexoj se çfarë shkruajnë gazetat dhe ua kam bërë të ditur qartë krerëve të klubit se unë nuk dua të largohem, përkundrazi pres që ne të kemi para një sezon të ardhshëm eksitues”, deklaroi Rakitiçi, për të cilin është spekuluar se mund të jetë pjesë përbërëse e paketës që Barça do t’i ofrojë PSZH-së që të sigurojë shërbimet e Nejmarit.

Sfidanti.al