Mesi lodron me topin midis dy Barcelonave

Në prag të duelit me Man.Sitin në “Etihat Stadium” Mesi ka folur për mediat angleze për shumë cështje. Ylli argjentinas krahasoi Barcën e Enrikes me ate te Guardioles.

“E gjithë bota e njeh tashmë sistemin e Barcelonës. Jemi ndër të paktat klube që e përdorin këtë sistem, por cdo trajner i bën gjërat ndryshe dhe i aplikon në mënyrën e tij.

Me  Enriquen jemi më agresivë kur sulmojmë, ndërsa me Pep Guardiolën e aplikonim më rrallë kundërsulmin. Me mbërritjen e Pep në Mancester  “Cityzens” janë më të rrezikshëm, por edhe më parë ata kanë qenë një skuadër e madhe” u shpreh ylli argjentinas.