“Letër dashurie” e yjeve të Realit drejtuar Zidanit, për … Bejlin!

Çfarë ndryshimi thuajse epokal në vetëm pak ditë. Jo vetëm Zinedin Zidan u detyrua të bënte “piruetë” për Garet Bejlin, por mbështetja ndaj yllit uellsian duket se qenka më e madhe. Mediat spanjolle dhe ato europiane shkruajnë se yjet e tjerë të Realit i kanë dërguar trajnerit mesazhe në favor të Bejlit. “Ai duhet të luajë, gjithkush në skuadër e do fort atë”, – ishin fjalët e tyre. Asnjë përmendje e spanjishtes jo të mësuar, apo të sjelljes enigmatike, të mbyllur e të vetmuar të ish-lojtarit të Totenhemit. Ndaj Seltës, Bejl tregoi se jo vetëm mund të luajë mirë për Madridin, por mund të jetë edhe udhëheqës, dhe më i miri lojtar në fushë. Presidenti Florentino Perez është i lumtur, ndërsa Zidan duhet ta kalojë “turpin” me bukë dhe një gotë verë.

Sfidanti.al