Krisje galaktike : Nejmari përçan dhomën e zhveshjes së Realit

Media në Spanjë shkruan se transferimi eventual rekord i Nejmarit për në “Santiago Bernabe” e ka përçarë dhomën e zhveshjes së Realit, duke qenë se në këtë ekip ka një grup lojtarësh që nuk e duan atë në ekip. Tani, gjithnjë e më shumë, po flitet se Nejmari do që të ikë nga PSZH-ja dhe Reali është një nga klubet që është gati ta marrë atë në radhët e veta, pavarësish nga shumë rekord që do t’i duhet të paguajë. Sikurse është bërë ë ditur, i ati i Nejmarit, tanimë, është takuar me presidentin e Realit, Florentino Perez, ndërkohë që përfaqësuesit e këtij të fundit kanë biseduar me avokatët e futbolistit brazilian.

Por, pavsrësisht, se tifozët e Realit po ëndërrojnë për ardhjen e Nejmarit në klubin “mbretëror”, në dhomën e zhveshjes predispozicionet janë të ndryshëm, ndërkohë që dihet se futbollisti brazilian kërkon  privilegje të veçanta, për shkak të të cilëve ai hyri në mosmarrëveshje me Kavanin te PSZH-ja. Te Reali ka lojtarë që konsiderojnë se Nejmari do të mund ta destabilizojë dhomën e zhveshjes gjë që, tanimë, ka ndodhur te PSZH-ja.

Thuhet se Kristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Marko Asensio nuk e mbështesin idenë e angazhimit të Nejmarit, duke qenë se ata konsiderojnë se ekipi do të forcohet më shumë, nëse në të sillen disa lojtarë cilësorë dhe jo vetëm një superyll, ndërkohë që Marselo, Kasemiro dhe kapiteni Serhio Ramos e presin krah hapur atë (Nejmarin).

Sfidanti.al