Kohë vizitash historike, një yll takon yjet tek Barcelona!

Nëse sot ka disa virtuozë, vite të shkuara kanë qenë edhe të tjerë këmbëartë. Njëri prej tyre me emrin Rivaldo vizitoi treshen e famshme MSN në kompleksin stërvitor “Zhoan Gamper” të Barcelonës. Braziliani i famshëm pozoi me kënaqësi në mes të tre të shkëlqyerve të sotëm, Lionel Mesi, Nejmar e Luis Suarez. Janë këta që kanë marrë trashëgiminë e tij të golit.

Dyzetekatërvjeçari e bëri vizitën e tij në skuadrën e tij të dashur të dikurshme ndërsa katalanasit përgatiten për çerekfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedadit. “Ju falenderoj për pritjen e përzemërt nga të gjithë lojtarët”. Më pas, ai shtoi “fitoftë Barça, MRSN”, kjo e fundit do të thotë “Mesi, Rivaldo, Suarez, Nejmar”. Katalanasit, pra, kanë jo një treshe, por një katërshe të madhe.