Hames Rodrigez i injoruar nga Zidane, pas “Klasikes” shkon në palestër

Mesfushori kolumbian, Hames Rodrigez, po kalon momentet më të vështira në karrierë te “Los Blancos”.
Në “Klasiken” e së shtunës, lojtari që u ble për 80 milionë euro nuk u aktivizua fare, teksa edhe të rinjtë si Mariano Diaz dhe Marko Asensio ishin zgjedhjet të para të Zinedin Zidane, për këtë ndeshje të madhe. James nuk ka folur për media për situatën e krijuar, por ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Zidanit vetëm me veprime.

Lojtari nuk u kthye në shtëpi pas ndeshjes, por sipas Marca, 25 vjeçari shkoi në qendrën stërvitore në Valdebebas, për t’u stërvitur në palestër. Situata e Hames nuk është aspak e mirë dhe përderisa nuk kishte minuta në “Klasike” dhe përpara tij u inkuadruan lojtarë të rinj, si Mariano e Asensio, atëherë zgjidhja e vetme duket se është largimi nga “Santiago Bernabeu”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *