Futbollistët të pangopur, edhe Modriç nën hetim për evazion

Luka Modriç është vënë në shënjestrën e hetimeve të organeve tatimore spanjolle. Sipas asaj që publikon e përditshmja “El Mundo”, mesfushori kroat ka kryer evazion fiskal, duke transferuar në një kompani me seli në Luksemburg, të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit, gjatë periudhës 2012-2014. Gjithnjë sipas të përditshmes katalanase, Modriç e krijoi shoqërinë “Ivano SARL” në dhjetor të vitit 2012, katër muaj pas transferimit të tij tek Reali i Madridit. Mësohet se Modriç figuron si aksioneri i vetëm i kësaj kompanie, ndërsa bashkëshortja e tij Ivana është në rolin e menaxheres. Por jo vetëm kaq, “El Mundo” bën të ditur se në këtë kompani, shfaqet edhe një shtetas belg, në rolin e administratorit.

Shoqëria “Ivano SARL” u krijua me një kapital prej 3.6 milionë eurosh dhe në dy vjet e shtoi pasurinë e saj deri në 6 milionë euro, për të bërë më pas investime në disa fusha. Ndërkohë, organet tatimore spanjolle kanë nisur hetimet ndaj Modriç, që në 18 janar të këtij viti, proces që po vazhdon ende. Krijimi i kësaj shoqërie e ka ndihmuar Modriç, që të paguajë vetëm 1% të të ardhurave, ndërkohë që në Spanjë ai do të ishte i detyruar të paguante 30%, shifër kjo që do të shkonte në 51%, sipas modifikimeve të bëra së fundmi në organet fiskale iberike.

Sfidanti.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *