Fillon “shkolla e natës” për Ronaldon, CR7 kursehet nga Zidan

Kur je 33 vjeç nuk mund të bësh ato gjëra që i bëje 20-vjeçar. Kristiano Ronaldo u mësua që vitin e kaluar me këtë gjë, dhe duket se do ta përjetojë sërish të njëjtën situatë. Trajnerin Zinedin Zidan, pasi ka biseduar me yllin e skuadrës, ka vendosur ta lerë pushim për këtë fundjavë në La Liga. Reali luan në fushën e Leganjesit dhe nuk ka ambicie për titull, përveçse për të siguruar vendin në Champions dhe për të bërë një hakmarrje pas eleminimit nga Kupa e Mbretit.

Për fat, Ronaldo është një profesionist i vërtetë dhe nuk ka ndërmend të bëjë polemika që po lihet jashtë ekipit për një javë të vetme. Më pas vjen një “finale” e sezonit, ndeshja e Championsit në fushën e Paris SG, ku kampionët e Europës duhet të mbrojnë fitoren e parë 3-1 në Madrid. Aty, Ronaldo do të duhet më shumë se kurrë, dhe Zidan është i qetë sepse në Ligën e Kampionëve, CR7 është gjithnjë gati kur kërkohet kontributi dhe golat e tij.

Sfidanti.al