Erdhi si yll, por i zhgënjeu të gjithë dhe tani nuk e do as Mesi!

Arda Turan, këtë verë, mbeti në “Kamp Nou”, megjithëse u bë shumë e qartë se ai nuk bënte pjesë në planet e ardhshme të trajnerit Ernesto Valverde. Ky pjesëtar i përfaqësueses turke refuzoi një numër ofertash, madje edhe nga atdheu i vet, duke preferuar që të qëndronte në “Kamp Nou” dhe të luftonte për një vend në formacionin e ekipit.

Gazeta spanjolle “Dario gol” shkruante, dje, se Arda Turanin, tani, nuk e do as Lionel Mesi, kështu që duket se ditët e tij te klubi katalonjas janë të numëruara. Turani erdhi në Barcelonë, më 2015, nga Atletiko e Madridit, por nuk ka luajtur shumë kohë në ekipin barcelonas, ndërkohë që Valverde i “vuri vizë” atij që në fillim të sezonit. Gazetat spanjolle shkruajnë se këtë futbollist turk nuk para e duan as lojtarët e tjerë dhe se pjesën të madhe të kohës ai e kalon vetëm, duke krijuar edhe një atmosferë të keqe në ekip. Kjo gjë, në përgjithësi, nuk i pëlqen Mesit që, sikurse thuhet, ka kërkuar nga kryesia e Barcelonës që ta zgjidhë sa më shpejt statusin e tij.

Sfidanti.al