Derbi Real-Atletiko Madrid….fituesi eshte Barcelona

Derbin mes Realit  dhe Atletiko Madrid e fitoi… Barcelona. Ne Santiago Bernabeu sfida mes ketyre dy skuadrave perfundoi me barazimin 1-1 qe do te thote se Atletiko sheh qe diferenca te shkoje serish ne 11 pike kur kane mbetur edhe 7 jave nga fundi i kampionatit qe do te thote se skuadra e Valverdes i afrohet akoma me shume titullit.

Ne kete ndeshje prozhektoret ishin te gjithe per Kristiano Ronaldon dhe Antuan Grizman dy yjet e kesaj skuadre dhe ata nuk zhgenjyen pasi ishin ata qe i shenuan golat e kesaj sfide. Pjesa e pare perfundoi 0-0 por ishte Reali ai qe kishte mundesine me te mire me Marselon qe u ndal nga tramversa, nje aksion ky qe ishte tregues i nje loje me te mire nga ‘Los Blancos’.

Ne fillimin e pjeses se dyte u pa e njejta tablo me Reali qe krijonte loje dhe ne minuten e 53 erdhi edhe goli i avantazhit per skuadren e Zidan me Kristiano Ronaldon. Avantazhi i kampioneve te Spanjes zgjati vetem 4 minuta pasi Antuan Grizman barazpeshoi situaten duke e cuar rezultatin ne 1-1. Ne minutat e fundit, Reali pati dy shanse te arta me Serhio Ramos, por ne fund rezultati mbeti 1-1 me skuadrat qe moren 1 pime secila, nderkohe qe te Barcelona te gjithe ferkuan duart.

Sfidanti.al