Çfarë pret Valverde nga De Jongu dhe Grizmani?

Trajneri i Barcelonës u tregua i sinqertë se çfarë pret nga dy përforcimet e reja cilësore, Frenki De Jong dhe Antoan Grizman.

Në intervistën e tij të parë për këtë sezon, ndërkohë që Barcelona ka nisur fazën përgatitore, Ernesto Valverdefoli edhe për dy lojtarët yje që kanëardhur së fundmi në klubin katalonjas, duke theksuar hapur se çfarë pret nga ata të dy.

“Edhe gjatë sezonit të ardhshëm, synimi ynë do të jetë fitorja në çdo ndeshje. Unë jam i kënaqur nga përforcimet që kanë ardhur, sfida është e madhe dhe shpresoj se të dy lojtarët e ardhur të adaptohen shpejt me ekipin. Unë pres që De Jongu të sjellë freski në mesfushë dhe ai është një projekt për të ardhmen, ai ka kualitete të veçantë dhe zotëron stilin tonë të lojës. Sa i përket Grizmanit, ai tanimë ka një përvojë të madhe në La Liga, është shumë i shpejtë dhe di ta gjejë hapësirën e duhur. Unë kam besim të madh tek ai, e njoh kapacitetin e tij dhe nga ai ne presimqëta kapë ritmin shumë shpejt, qysh në sezonin e parë”, deklaroitrajneri i Barcelonës.

Sfidanti.al