Klopi “shpon” Guardiolën: S’ka faj, ka kohë që s’ka arritur në finale!

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, komentoi fjalët e kolegut të tij, Pep Guardiola, që deklaroi së fundmi se titulli i Premier Ligës është më i rëndësishëm sesa ai i Ligës së Kampioneve (LK). Në fakt, Mançester Siti shënoi sukses të trefishtë në Angli, por u eliminua para kohe nga LK-ja, ndërkohë që Liverpuli zuri vendin e dytë në Premier Ligë dhe do të luajë këtë të shtunë në finale të LK-së kundër Totenhemit.

“Guardiola s’ka faj që flet kështu, sepse ai ka kohë që nuk ka arritur deri në finale të LK-së”, tha trajneri gjerman i “të kuqve” në konferencën e tij të shtypit, por më pas ai menjëherë, që askush të mos mendonte se po e vinte në lojë trajnerin spanjoll të ManSitit, tha: “Guardiola është një trajner i shkëlqyer dhe ai i meritorn të gjitha lavdërimet në adresë të tij”.

Sfidanti.al