Vilë milionshe, ushqim falas gjithë jetën.. vetëm qëndro te Toronto!

Ylli i Toronto Raptorsave, Kavaj Lenard, ishte basketbollisti më i mirë në fazën play off të NBA-së amerikane, duke shënuar mesatarisht 31,2 pikë, 3,8 asistenca dhe 8,8 kërcime për ndeshje. Lenardi e udhëhoqi ekipin e mësipërm kanadez deri te finalja e parë historike në konkurrimin më të fortë të basketbollit në botë.

Sidoqoftë, pavarësisht nga loja e tij e shkëlqyer dhe triumfi në  konferencën përkatëse, gjatë të gjithë sezonit pati spekulime se Lenardi në fund të sezonit do të transferohet nga Toronto për te LA Lejkërsat.

Për këtë arsye, tifozët e Torontos janë gati të bëjnë gjithçka që ta mbajnë lojtarin e tyre më të mirë. Kompania e madhe që merret me prona të patundshme, “The Condo Store Realty Incu”, i ka premtuar Lendardit një shtëpi që kushton 1 milion dollarë, nëse ai do të qëndrojë në Toronto.

“Ne jemi gati të bëjmë gjithçka që ta mbajmë lojtarin tonë më të mirë në Toronto, ku atë e respektojnë dhe e duan të gjithë. Ne jemi gati t’i ofrojmë atij shtëpi në rezidencën më të mirë të Torontos”, deklaroi Simon Mas, “operativi” kryesor i kompanisë së mësipërme.

Po ashtu, restorantet lokale në Toronto i kanë ofruar Lenardit ushqim falas deri në fund të jetës, nëse ai do ta vazhdojë kontratën me Toronto Raptorsat.

Finalja e parë historike me pjesëmarrjen e Torontos do të nisë me ndeshjen që do të zhvillohet mes së enjtes dhe së premtes.

Sfidanti.al