Juventus, Paratici I mbyll dyert Rakiticit: Nuk na intereson

Juventus I mbyll dyert Ivan Rakiticit. Njeriu që merret me merkaton te bardhezinjtë merret me merkaton e bardhezinjve, Fabio Paratici konfirmoi gjithcka në një intervistë për ESPN teksa tha se Zonjës së Vjetër nuk I intereson mesfushori kroat

‘Kemi një skuadër të fortë dhe në këtë moment nuk po kërkojmë përforcime-tha Paratici-Rakitic është një futbollist I mirë, por ne nuk na intereson. Jemi tëfortë në cdo pozicion’.

Më pas Paratici nuk I kurseu elozhet për Matejs De Ligt.

‘Po luan shumë mirë dhe shumë shpejt do të bëhet mbrojtësi më I mirë në botë-vijoi Paratici që nuk harroi të përmendë Kristiano Ronaldon që po përjeton ndoshta momentin më të komplikuar në aventurën e tij italiane.

‘Juventusi është shumë I lumtur që ka në radhët e tij futbollistin më të mirë në botë, e ndoshta në histori, Edhe tifozët janë të lumtur-tha Paratici që refuzoi të komentojë për zërat që flasin se do të jetë Lionel Messi ai që do të fitojë Topin e Artë për këtë vit

Sfidanti.al