Juventus, pa Ronaldon s’ka festë; vetëm 55% e ndeshjeve fitore

Nuk duhej ndeshja me Barcelonën në Ligën e Kampioneve për ta konfirmuar, por te një Juventus që është një ‘kantier ndërtimi’ me Andrea Pirlon në stol, duhej një siguri; Cristiano Ronaldo. Portugezi ka rezultuar i domosdoshëm në ndeshjet e fundit në kampionat, por në mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj pjese të parë të sezonit i duhej akoma më shumë, pikërisht në përballjen me rivalin historik Lionel Messi.

Numrat nuk gënjejnë. Juventus me Ronaldon në fushë ka fituar 67% të ndeshjeve të zhvilluara (61 nga 91). Kjo përqindje bie ndjeshëm në ndeshjet ku Ronaldo ka qenë jashtë fushave të lojës; 55%; 10 ndeshje në 18 të luajtura(për me tepër 3 barazime dhe 4 humbje).

Pa harruar cilësitë e Cristiano Ronaldos, në Ligën e Kampioneve vetëm prania e tij ka një peshë vendimtare, dicka që ndodh me të gjithë lojtarët e mëdhenj. Sigurisht Juventus është një skuadër që ka alternativa të një niveli të lartë si Morata që iu anuluan 3 gola për pozicion jashtë loje ndaj katalanasve, sepse në futboll ndonjehëre janë detajet që bëjnë diferencën dhe në këtë rast, centimetrat.

Kur do të kthehet Ronaldo?  Juventus tani kapet pas tamponëve  dhe Ronaldo zjen përbrenda  sic e tregoi komenti i tij në rrjetet sociale të cilin e fshiu, por që shkaktoi polemika të shumta. Portugezi, që është i izoluar nga familja e tij po kryen teste me tamponë në mënyrë të vazhdueshme në pritje për të marrë lajmin e mirë. Në testet e fundit  regjistroi një ngarkesë virale të ulët që do të thotë se është drejt shërimit, por pa tamponin negativ të tij nuk mund te programohet kthimi i tij në skuadër’.

Sfidanti.al