Juventus, Chiellini apel shokëve të skuadrës: Të reduktojmë pagat

Në një moment të vështirë për të gjithë Italinë e mbarë botën, Giorgio Chiellini iu bën apel shokëve të skuadrës së tij për të dhënë ndihmën e tyre në këtë situatë. Kapiteni I Juventusit, pas një diskutimi me presidentin Agnelli dhe Drejtorin Sportiv, Fabio Paratici duke bërë 3 propozime për reduktimin e pagave dhe për të ndihmuar klubin

Sipas të përditshmes ‘La gazzetta Dello Sport’, opsionet e propozuara për futbollistët që do të duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre brenda fundit të muajit.Opsioni I parë parashikion pagesën e muajit mars dhe më pas pezullimin e pagave deri në momentin e kthimit në fushat e lojës. Nëse do të rikthehet kampionati, pjesa e pagave të periudhës së luajtur do të mbahet pezull dhe do të paguhet më vonë

Opsioni I dytë, parashikon heqjen dorë nga një pagë në 4 muaj apio 2 paga në 4 muaj nëse do të ketë pezullim përfundimtar të kampionatit. Ndërsa opsioni I tretë është mbajtja e një page e gjysmë pavarësisht rrjedhës që do të marrë sezoni. Tani pritet vendimi që do të merret në fund të muajit.

Sfidanti.al