Juventus-Bonucci-Milan: Por çfarë ndodhi në realitet në Cardiff?

Largimi i Leonardo Bonuccit tek Milani nuk po mund të kapërdihet në ambientin Juventin. Mbrojtësi Giorgio Chiellini vendoi të ndezë më shumë situatën duke publikuar një foto ku dukej dora e tij teksa prekte logon e Zonjës së Vjetër të shoqëruar me mesazhin: ‘Ka njerëz që largohen dhe ka nga ata që qëndrojnë. Një tjetër tregues që flet se dicka është thyer te Juventusi. E përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ përgatiti një kronologji të asaj që ka ndodhur duke nisur nga pushimi i ndeshjes në finalen e Cardiffit përballë Realit të Madridit. Thuhej se pavarësisht barazimit, Bonucci ishte i zemëruar me skuadrën dhe arriti deri aty sa t’i kërkonte Allegrit të kryente zëvendësimin e Barzaglit . Në javët në vazhdim Presidenti Agnelli dhe vete Alves përgënjeshtruan lajmet për një tjetër incident, por ishte e qartë se ai që u pa në fushën e lojës në pjesën e dytë ishte një tjetër Juventus që u shkatërrua nga Reali i Madridit. Që nga 3 qershori e deri në ditët e sotme është folur vetëm për Bonuccin deri në kalimin e tij te Milani. Një lëvizje kjo që nuk u fal nga tifozët e Juventusit, shumë prej të cilëve mendojnë se Bonucci pranoi fajin ose të paktën u konfirmua se kishte dicka reale në atë që u publikua në media për atë cfarë ndodhi në Millennium Stadium.

sfidanti.al