Ju kujtohet Wayne Shaw? Hëngri paninen në pankinë, Federata e pezullon për 2 muaj.

Sic ndodh shpesh në botën e futbollit, ka histori që bëjnë xhiron e botës. Për këtë mjafton të mendosh për Wayne Shaw, ish portierin e Sutton që u bë i famshëm sepse konsumoi panine gjatë ndeshjes me Arsenalin për 1/8 e finaleve të Kupës së Anglisë në minutën e 82 të saj. Një veprim që nuk ishte aspak spontan, por  që erdhi pas një marrëveshjeje me kompaninë e basteve Sun Bets që në ditët para ndeshjes ishte filluar të kuotojë këtë gjest. Sipas rregullores së Federatës Angleze të Futbollit, lojtarët nuk mund të vënë baste apo të bëjnë veprime të lidhura me bastet gjatë zhvillimit të një ndeshjeje. Episodi i sfidës me Arsenalin i kushtoi shtrenjtë Shaw,  i cili u detyrua të lërë skuadrën e Sutton e jo vetëm kaq, gjatë ditës së mërkurë erdhi edhe dënimi nga FA me një pezullim prej 2 muajsh e gjobë 375 Paund.

Sfidanti.al