Ju kujtohet Mario Basler? Kthehet të luajë në moshën 50 vjecare

Ka dicka që Mario Basler e ka mësuar mirë në karrierën e tij; kurrë mos lër të tjerët që të vendosin kur duhet të mbyllen ndeshjet apo aventurat. për kërë arsye ish lojtari i bajernit të Mynihut ende 50 vjecar vendosi t’u kthehet fushave të lojës dhe do ta bëjë në Divizionin e 8 të kampionatit gjerman me skuadrën Tsg Ajzenberg. Për drejtuesit e këtij klubi pjesë e të cilit është edhe djali i Basler, Moris, Mario do të jetë futbollist dhe këshilltar. Deri në vitin 2018, Mario Basler kishte luajtur edhe pse në raste sporadike me TuS Rysingen në kategorinë e 6.

Para një jave, Mario Basler u shfaq në faqet e para të medias gjermane teksa vendosi hapjen e një Shisha-Bar në Renania. Basler që ndër të tjerat ka fituar 2 tituj në Bundesligë me Bajernin dhe Evropianin e 1996 me Gjermaninë ka qenë gjithnjë një duhanpirës i madh, sa një herë Berti Vogst e justifikoi ardhjen e tij me vonesë në kombëtare duke theksuar se skuadra ishte nisur me një avion për joduhanpirës, kështu që Basler nuk mund të ngjitej në atë avion. për këtë arsye, vendimi i Basler për të hapur një bar shkaktoi surprize por jo aq të madhe. Ndërsa vendimi i tij për t;u kthyer në fushat e lojës në moshën 50 vjecare i la të gjithë gojëhapur.

Basler nuk e humbi asnjëherë pasionin për futbollin, ndoshta sepse ndjen ende tronditjen e finales se Ligës së Kampioneve të vitit 1999 ku ai shënoi për Bajernin pas 6 minutave lojë. Bavarezët e administruan rezultatin deri në minutën e 87 kur Basler u zëvendësua nga Salihamixhic duke parë që finalja për të të mbyllej vetëm pak minuta nga fundi i saj, minuta në të cilat Mancester Junajtid u shfaq në gjendje që të përmbyste rezultatin me gola të Sheringam dhe Solskjaer. Që nga ai moment Mario Basler nuk ka lejuar më askënd që të vendosë për të dhe është në atë pikë sa mund ta shohësh teksa vrapon pas një topi në një fushë futbolli dhe kjo gjë në moshën 50 vjecare është dicka e rrallë

sfidanti.al