Ibrahimovic mbledh fonde: Nëse virusi nuk shkon te Zlatan, është Zlatan që shkon te virusi

Edhe Zlatan Ibrahimovic zbret në fushën e lojës në luftën kundër coronavirusit dhe nis mbledhjen e fondeve për të përballuar emergjencën. ‘Italia më ka dhënë gjithnjë shumë-tha sulmuesi I Milanit në një video në rrjetet sociale-dhe unë në këtë moment të vështirë dua t’I  jap akoma më shumë këtij vendi që e dua. Vendosa të nis mbledhjen e fondeve për spitalet Humanitas. Është një problem serioz dhe kemi nevojë për një ndihmë konkrete’.

Por Zlatan Ibrahimovic nuk e la me kaq mesazhin e tij.

‘Së bashku mund të ndihmojmë vërtet spitalet, mjekët dhe infermierët që po punojnë cdo ditë për të na shpëtuar jeën. Sot jemi ne ata që bëjmë tifozllëk për ta. Të largojmë me shkelma coronavirusin dhe të fitojmë këtë ndeshje. Dhe kujtoni: nëse virusi nuk shkon te Zlatan, është Zlatan që shkon te virusi’

Sfidanti.al