Hysaj gjithnjë e më larg Napolit, agjenti: Mund të largohet me parametra zero

‘Cfarë do që të ndodhë, do të vijnë rezultate të rëndësishme. Nëse do të largohemi do të bëjmë atë që duhet të kishim bërë gjatë verës, në rast të kundër, Napoli do ta humbasë Hysaj me parametra zero, por ne mendojmë gjithnjë me potitivitet. Përpara 1 viti e gjysmë, Napoli mund të përfitonte nga Celsi 50 milionë Euro për Hysajn, që nëse qëndron do të jetë I detyruar ta japë falas-kjo është ajo që ka deklaruar agjenti I mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj, Mario Xhufredi në një intervistë për Radio Punto teksa foli sërish për të ardhmen e futbollistit.

Së fundmi është folur edhe për një shkëmbim mes Hysajt dhe Florencit, por Xhufredi I hodhi poshtë këto zëra.

‘Shkëmbimi me Florencin? Nuk më rezulton se ekziston kjo ide-vijoi Xhufredi-Roma e pëlqen Hysajn, por unë nuk di asgjë për një shkëmbim të tillë. Roma ka nevojë për mbrojtës krahu. Spinacola është lojtar I mirë, por shpesh ka probleme, Florenci nuk konsiderohet një lojtar tipik krahu, por nga ajo që po shoh atij nuk po I krijohen hapësira në asnjë pozicion tjetër’.

Sfidanti.al