Hetimet për të drejtat TV të Botërorit; merret në pyetje presidenti I PSG

Presidenti I Paris Sën Zhermenit, Naser Al Kelaifi dhe ish Sekretari I përgjithshëm I FIFA, Zherom Valke, janë marrë në pyetje nga prokurorët zviceranë  në lidhje me hetimet që po kryhen për të drejtat televizive të Botërorit të Futbollit që nga viti 2017 dhe që duket se po shkojnë drejt fundit.

Al Kelaifi, Shefi Ekzekutiv I rrjetit televiziv nga Katari beIN Media dyshoher se I ka ofruar disa avantazhe Valkes ku përfshihetr edhe përdorimi falas I një prone luksoze në Sardenja, në këmbim të të drejtave televizive të Botërorëve nga 2018-2030.

Valke ishte përfshirë edhe më parë në një rast tjetër korrupsioni që I kushtoi atij pezullimin 10 vjecar nga FIFA. Një I dyshuar I tretë, identiteti I të cilit nuk zbulohet, është përkufizuar nga organi I akuzës si një biznesmen në sektorin e tëe drejtave sportive dhe që është akuzuar për pagimin e ryshfeteve për të fituar të drejtat e transmetimit

Sfidanti.al