Hakan Shukur, nga triumfi në futboll, në shofer të Uber

Të gjithë e kujtojnë Hakan Shukur si futbollistin që ka shëniuar golin më të shpejtë me Turqinë në historinë e Botërorëve. Por jeta e 48 vjecarit ka pësuar një ndryshim radikal. Pasi u bashkua me partinë e Erdoanit, u përsfshi në skandalet për korrupsion dhe me të ndërprerë raportet me AKP dhe Erdoan, për të filloi persekutimi.

Hakan Shukur, tashmë në moshën 48 vjecare tregon se kur  autoritetet i ngrinë të gjitha llogaritë bankare, në 2015 u desh të emigrojë në SHBA duke lënë pas të atin I cili u burgos, por që më pas u lirua për t’u kuruar nga kanceri, e njëjta sëmundje nga e cila vuante edhe nëna e Shukur.

Nuk mundi të japë me qera pronat e tij, nga frika se njerëzit e Erdoan bënin raprezalie kundër fëinjëve dhe hapi një kafene në SHBA, por që u detyrua ta mbyllë shpejt  për shkak se një tifoz bëri një foto me të  dhe se persona të dyshimtë e kërcënonin. Aktualisht është shofer i Uber dhe shet libra për të fituar bukën e gojës. Ish futbollisti e tregoi historinë e tij te Welt am Sonntag,ku   denoncon edhe sjelljen e qeverisë së Erdoanit.

‘Tani kam filluar të punoj-tregon Hakan Shukur-nuk me mbetet asgjë, në asnjë cep të botës. Erdoan më mori gjithcka. Të drejtën time për të qenë I lirë, të drejtën për t’u shprehur, të drejtën për të punuar. AKP më anëtarësoi për të përfituar nga popullariteti që gëzoja. Më pas filluan armiqësitë. U hodhën gurë në dyqanin e bashkëshortes sime, fëmijët e mi sulmoheshin në rrugë, mora kërcënime për cdo deklaratë që kam bërë. Kur u largova më burgosën babain dhe konfiskuan gjithcka zotëroja. Ishte një moment I vështirë për ta. Kushdo që kishte të bënte me mua, kishte probleme financiare. Këtu administrova një kafene. Persona të panjohur hynë dhe vendosën muzikën Dombra që AKP e konsideronte si muzikën e turqve të vërtetë. Kur u bashkova me AKP, Turqia ishte një vend që rregullonte standardet e BE dhe fitoi investime të mëdha nga Evropa, por politika e Erdoanit me ashpërsinë e saj, bëri  që vendi të marrë një drejtim krejt tjetër drejt Lindjes së Mesme dhe jo në drejtim të Evropës’

Në rrëfimin e tij, Hakan Shukur tregon se është akuzuar edhe për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të 2016 si përkrahës I predikuesit islamik, Fetullah Gylen

‘Cili ishte roli im në këtë histori? Askush nuk mundi të shpjegojë këtë deri në këtë moment-vijoi Hakan Shukur-unë kam bërë vetëm gjëra të ligjshme në vendin tim, në public. Por unq quhem Hakan Shukur. A mund të më thonë se cfarë krimi kam bërë? Jo. Vetëm jam tradhtar dhe terrorist. Jam armiku I qeverisë, jo I shtetit apo kombit turk. E dua flamurin dhe vendin tonë’.

Në fund Hakan Shukur I jep një mesazh presidentit Erdoan.

‘Të kthejë demokracinë, drejtësinë  dhe të drejtat njerëzore-tha Shukur-të jetë dikush që interesohet për problemet e njerëzve. Të kthehet në presidentin për të cilin ka nevojë Turqia’.

Sfidanti.al