Gjermani, Loew nuk ka shpëtuar ende, DFB e përcarë për të ardhmen e tij

Një mbledhje e drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit mund të rivëjë në dyshim të ardhmen e Loew në pankinën e Gjermanisë. Sipas të përditshmes ‘Bild’ ka një përcarje mes drejtuesve të DFB në lidhje me zgjedhjen e bërë për të vijuar punën  me trajnerin aktual, ku vetëm Oliver Bierhoff e shprehu hapur mbështetjen për Loew.

Ndërkaq në një sondazh të ‘Kicker’, 90% e pjesëmarrësve nuk e duan më Loew në drejtimin e përfaqësueses gjermane. Për të shpëtuar Loeë mund të ndërhyjnë 2 faktorë; i pari është mungesa e një zëvendësuesi të denjë që të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës. Së fundi është folur shumë për Klopp dhe Flick si kandidaturat më të mundshme, por ata janë në kontratë me Liverpool dhe  Bayernin e Mynihut. Ndërsa Rangnick që është i lirë, nuk i bind shumë drejtuesit e DFB

Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loeë është fakti që Gjermania, në më shumë se 100 vjet, ka pasur vetëm 10 trajnerë dhe se cdo ndryshim në pankinë është bërë pasi skuadra gjermane ka bërë figura të shëmtuara në kampionate botërorë apo evropianë.

Sfidanti.al