Gazetarët e zënë ngushtë Zidanen: “Pse nuk e shite Bejlin dhe nuk solle Mbapen?”

Garet Bejli ishte tema qëndrore, rreth së cillës u soll konferenca e shtypit që zhvilloi, dje, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ndërsa ky i fundit u vu me “shpatulla prej muri” lidhur me politikën e transferimev të klubit “mbretëror”. Për këtë futbollist, në fakt, verën e kaluar, u tha se ai do të sakrifikohej nga Reali, me qëllim që të blihej futbollisti super i talentuar i Monakos, Kilian Mbape. Por, sidoqoftë, ky paralajmërim nuk u realizua dhe Garet Bejli qëndroi në “Santiago Bernabe”, por, megjithatë, sezoni nuk ka filluar mirë për futbollistin uellsian gjë, për të cilën tregojnë edhe fërshëllimat e herëpashershme të tifozëve në adresë të Bejlit. Kurse, tani, ai është i detyruar që të mos luajë, pasi është dëmtuar.

“Ne nuk i kushtojmë vëmendje së kaluarës, ne mendojmë vetëm për të tanishmen dhe futbollistët që kemi, aktualisht, në dispozicion”, tha Zidane.Kurse sa i përket gjendjes së Bejlit, ai tha: “Ai po bëhet, gjithnjë e më mirë. Tani për tani, nuk mund të them se ai do të kthehet në fushë mbas një jave ose 10 ditësh. Rëndësi ka që ai ka rifilluar stërvitjet”, tha Zidane.

Sfidanti.al