MotoGP, Doviciozo ‘i vjedh’ fitoren Markezit në Japoni

Andrea Doviciozo bën mrekullinë në pistën e Motegit në ndalesën e radhës të Botërorit të MotoGP në Japoni. Piloti italian i Dukatit triumfoi në këtë garë duke ia rrëmbyer suksesin Mark Markezit, pasi gjithcka ndodhi në xhiron e fundit të saj pas një dueli spektakolar me kampionin e botës në fuqi që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Podiumi i garës japoneze u plotësua nga një tjetër pilot italian, Danilo Petruçi me Dukati Pramak, ndërkohë që pas tij u pozicionuan Janone, Rins dhe Lorenco. Jamaha ishte në një ditë krejtësisht të errët në këtë garë, me Maverik Vinjales që nuk mundi të bëjë më mirë se vendi i nëntë, ndërkohë që Valentino Rosi as nuk e përfundoi këtë garë, pasi e braktisi atë që në xhirot e para duke u bërë protagonist i një rrëzimit. Pas Cmimit të Madh të japonisë, renditja e përgjithshme për pilotë vazhdon të kryesohet nga Markez me 244 pikë, por spanjolli i Hondës po sheh t’i afrohet hija e Doviciozos që është në vendin e dytë me vetëm 11 pikë më pak.

sfidanti.al