Garet Bejl, Tarzani i Uellsit

“Ai është një nga ne dhe nuk përbën asnjë ndryshim se nga vjen, por gjithsesi mbetet shumë i rëndësishëm për skuadrën”, thotë mbrojtësi i përfaqësueses së Uellsit, Xho Ledli, duke iu referuar yllit të skuadrës së tij, Garet Bejl. “Kjo është edhe filozofia e suksesit të skuadrës sonë, pasi flitet për grup kompakt, ku të gjithë janë të njëjtë, pra askush nuk është më i rëndësishëm se dikush tjetër”.

Ndonjëherë dëshirojmë që t’i lëshojë flokët në fushë, madje ndikojmë për ta bërë një gjë të tillë, pasi duket si Tarzani. Ndonjëherë luajmë golf dhe Garet është i mirë edhe në këtë sport.